Turqia e ka kompletuar çerekfinalen e EURO 2024, pas fitores që e shënoi ndaj Austrisë me rezultat 2:1.
Turqit kaluan në epërsi që në minutën e parë, ku pas një tollovie brenda zonës, Merih Demiral reagoi më së miri, duke çuar topin në rrjetë për 1:0.
Rastin më serioz Austria në pjesën e parë e pati në minutën e dytë shtesë me anë të Christoph Baumgartner i cili me një “vollej” goditje ishte pranë golit të barazimit.
Marku Arnautovic (51’) shpërdoroi një mundësi të artë shënimi kur u gjend i pa markuar ballë për ballë portierit turk, por nuk arriti të shënojë.
Turqia realizoi golin e dytë në minutën e 59-të, ku sërish në skenë doli Merih Demiral që realizoi për 2:0 pas krosimit të Arda Guler.
Austria u rikthye në lojë në minutën e 66-të kur shënoi me anë të Michael Gregoritsch i cili nuk gaboi përballë portës për 2:1 pas asistimit të Stefan Posch.

Një tjetër rast i artë shënimi për Austrinë erdhi në sekondat e fundit të takimit sërish me Baumgartner, por portieri turk Gunok bëri ndoshta pritjen më të mirë deri më tani në EURO 2024 për t’ia mohuar golin.
Në çerekfinale Turqia do të përballet me Holandën që mposhti me rezultat të thellë 3:0 Rumaninë.



