Legjendari Mike Tyson ka pasur një problem shëndetësor gjatë një fluturimi nga Miami në Los Angeles, konfirmuan zëdhënësit e tij.
Gjatë fluturimit, Tyson u sëmur, pati marrje mendsh për shkak të përkeqësimit të ulçeraes, duke shkaktuar shqetësim tek stafi dhe pasagjerët.
Në ulje, ekipi mjekësor i dha ndihmën e nevojshme ish-kampionit 57-vjeçar.
Përfaqësuesit mohuan pretendimet se një problem shëndetësor shkaktoi vonesën e fluturimit, duke shpjeguar se vonesa ishte për shkak të një problemi me kondicionimin e avionit.
Tyson tani po ndihet mirë dhe i është mirënjohës stafit mjekësor për reagimin e shpejtë, pas ndërhyrjes urgjente që është kryer.
Kujtojmë se më 20 korrik, boksieri legjendar duhet të përballet në ring me YouTuber-in e famshëm Jack Paul.



