Mike Tyson do të hyjë në ring të premten mbrëma për duelin e tij të parë profesionist që nga viti 2005, pasi ai do të përballet me Jake Paul në AT&T Stadium në Dallas.
Boksieri legjendar 58-vjeçar është dukur në formë në videot e kampeve stërvitore, por do të ketë të bëjë me një kundërshtar 31 vjet më të ri, pasi do të ndeshet me 27-vjeçarin Paul.
Mosha e Tysonit dhe koha e shkurtuar e raundeve kanë bërë që shumë fansa të pyesin se si do të reduktohet diferenca duke ditur se Paul është aktualisht favoriti i basteve.
Ndërsa rezultati i duelit nuk do të dihet deri në mëngjesin e së shtunës, ne e dimë një gjë, që Tyson ka fituar këtë javë, çmimin për intervistën më të vështirë ndonjeherë.
Tyson foli me një gazetare 13-vjeçare të quajtur Jazzy dhe pati një përgjigje mjaft të errët kur ajo e pyeti se çfarë mund të thotë kjo ndeshje në ring për trashëgiminë e tij.
“Unë nuk besoj në trashëgiminë botërore”, tha Tyson. “Unë thjesht mendoj se është një fjalë tjetër për egon. Trashëgimia nuk do të thotë asgjë. Kjo është vetëm një fjalë që të gjithë e kanë rrëmbyer. Dikush e ka thënë atë fjalë dhe të gjithë e kanë rrëmbyer dhe tani përdoret çdo pesë sekonda. Nuk do të thotë absolutisht asgjë për mua”.
Omg why did Mike say that to that little girl? 😩😭 pic.twitter.com/l1Z6W00M3Q
— Kay Electronica ✨🖤 (@KarmaSerene) November 14, 2024
“Unë thjesht po kaloj mbi këtë gjë! Do të vdes dhe kjo nuk do të thotë asgjë më pas. Kujt i plas për mua kur te kem ikur nga kjo botë, kur të jem bërë pluhur. Vetëm fëmijët ndoshta. Trashimigia s’do të thotë absolutisht asgjë prej gjëje. Dhe nuk i intereson askujt”.
Gazetarja e vogël Jazzy kishte reagimin perfekt për këtë, duke thënë: “Epo, faleminderit shumë që e ndatë këtë mendim. Kjo është diçka që nuk e kam dëgjuar më parë”.



