Kombëtarja e Kosovës e ka përmbyllur muajin shtator me një fitore të madhe dhe një humbje, ndërsa suksesi ndaj Suedisë vazhdon të komentohet si një nga rezultatet më të papritura të ndeshjeve ndërkombëtare të këtij muaji.
Fitorja 2-1 ndaj suedezëve befasoi opinionin sportiv, ndërsa goli i Vedat Muriqit dhe asistimi i Albion Rrahmanit u bënë viral në rrjetet sociale. Por sot, vëmendje të veçantë ka marrë edhe goli i Elvis Rexhbeçajt, të cilin UEFA e ka veçuar në platformat e saj zyrtare.
Në një postim të publikuar nga UEFA, goli u përshkrua si “gol nga kundërsulmi”. Në atë aksion, Rexhbeçaj mesfushori i Hoffenheim u shërbye shkëlqyeshëm nga Dijon Gallapeni, për të mposhtur portierin suedez me qetësi dhe saktësi.
View this post on Instagram
Ky është një tjetër moment i rëndësishëm për “Dardanët”, të cilët po tregojnë formë në rritje, sidomos përballë kundërshtarëve të nivelit të lartë. /AutoPortali



