UEFA ia beson Visar Kastratit ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian
U

UEFA ia beson Visar Kastratit ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA vazhdon t’u besojë gjyqtarëve kosovarë për ndarjen e drejtësisë në arenën ndërkombëtare.

Edhe në këtë rreth të ndeshjeve të kualifikimeve për Evropianin e grupmoshave U21 një gjyqtar kosovar është deleguar nga UEFA.

Visar Kastrati është deleguar si gjyqtar kryesor që të ndajë drejtësinë në ndeshjen e kualifikimeve për Evropianin U21, Luksemburgu – Irlanda Veriore.

Në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin “Emile Mayrisch” në Esch-Sur Alzette, gjyqtarin Kastrati do ta asistojnë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Vigan Ibërdemaj.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën më 15 tetor me fillim në orën 20:30.

TË FUNDIT