Dje janë luajtur ndeshjet e para të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.
Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova luajti dje ndaj Juventusit, ku sërish ishte protagonist me një super asistim për Jonathan David në barazimin 1-1.
Ky asistim i mrekullueshëm i Zhegrovës u veçua nga UEFA, pasi u zgjodh në mesin e më të mirëve të javës.
Tre asistimet më të mira dje sipas UEFA-s ishin ky i Zhegrovës, ai i Quendas ndaj Cityt dhe pasimi i Stones për Diaz.
Ja postimi i UEFA-s:
https://twitter.com/i/status/1853951047577878906



