Usyk është “mbreti”, Fury njoftohet me humbjen
U

Usyk është “mbreti”, Fury njoftohet me humbjen

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk është kampion i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë.

Ai fitoi ndaj Tyson Fury në duelin e zhvilluar në “Kingdom Arena” të Riad, duke i mbajtur të gjithë titujt e peshës së rëndë.

Dy nga gjyqtarët i dhanë fitoren boksierit ukrainas (115-112, 114-113), ndërsa njëri ia dha fitoren Fury (114-113), në një duel të ekuilibruar dhe me shumë rivalitet, në të 12 raundet.

Tashmë Usyk i mban të gjithë titujt e peshës së rëndë: WBC, WBA, WBO dhe IBF.

Një duel i jashtëzakonshëm, që mban Usyk të pamposhtur (22 fitore e asnjë humbje në karrierë). Ndërsa për Fury kjo është humbja e parë në karrierën e tij (34 fitore, 1 humbje e 1 barazim). Dy boksierë që dhuruan shumë në ring, por edhe rrezikuan, me Usyk që arrin tëfestojë në fund.

Një duel që nis i qetë, me një epërsi të lehtë të Usyk, ndërkohë që Fury rikuperon në duelet e mesit, ku dhe i shkakton një të çarë në vetull ukrainasit. Gjithsesi, Usyk arrin të dalë nga kriza dhe në raundin e nëntë gati nuk mbyll duelin me KO, por Fury shpëtohet nga rripat e ringut.

Ukrainasi merr një epërsi të lehtë dhe përpjekljet e Fury në raundin e fundit nuk japin rezultat.

Usyk fiton me “vendim shumicë”, duke arritur një fitore të madhe në karrierën e tij. Pasi u largua si i pamposhtur nga pesha “cruiserweight”, tashmë ai mbretëron edhe në peshën e rëndë.

TË FUNDIT