Real Madridi është në rrugën e duhur për të fituar Champions Leaguen e dytë në tre sezonet e fundit, pasi ata do të përballen me Borussia Dortmundin në finalen në “Wembley”, më 1 qershor. Një nga lojtarët më kryesorë, pse “Mbretërit” janë sërish një hap larg fronit evropian, është Federico Valverde.

Ky i fundit kishte një propozim interesant para ndeshjes me Dortmundin. “Unë do të ndërroja dy Liga Kampionësh me Kupën e Amerikës me Uruguain. Është më e vështirë të fitosh Kupën e Amerikës me Uruguain sesa Ligën e Kampionëve me Real Madridin”, tha 25-vjeçari.



