Van Dijk e tregon mbrojtësin më të mirë në histori të futbollit
V

Van Dijk e tregon mbrojtësin më të mirë në histori të futbollit

Mbrojtësi i Liverpoolit dhe Kombëtares së Holandës, Virgil van Dijk, foli në një prononcim të dhënë së fundmi për mediet për fëmijërinë dhe idhujt e tij.

Kapiteni i Holandës deklaroi se i ka pas adhuruar mbrojtësit e Milanit, Alessandro Nestan dhe Paolo Maldinin, por shton se Nesta për të është mbrojtësi më i mirë që ka njohur historia e futbollit italian.

“Unë i doja si Nestan ashtu edhe Maldinin, se Milani ishte diçka ndryshe. Kur flisni për Nestan flisni për elegancën, ai bëri gjithçka të dukej kaq e lehtë. Duke parë Alessandron duke luajtur ishte si të shikoje Roger Federer duke luajtur tenis. Lojtarët si ai kanë treguar rrugën që duhet ndjekur për ne mbrojtësit. Unë e respektoj shumë, ashtu si të gjithë mbrojtësit e tjerë të atij ekipi të Milanit që fitoi në Evropë. Kam mësuar shumë nga secili prej tyre. Të gjithë kanë mendimin e tyre, por për mua Nesta ishte mbrojtësi më i madh italian”, deklaroi Van Dijk.

TË FUNDIT