Victor Wembanyama, sensacioni francez i basketbollit dhe një nga emrat më të përfolur në NBA, vazhdon të mahnitë botën sportive jo vetëm me talentin e tij, por edhe me rritjen fizike të vazhdueshme.
Në një konferencë për shtyp të organizuar nga San Antonio Spurs, pak ditë para fillimit të sezonit të ri të NBA-së, klubi konfirmoi se 21-vjeçari tashmë ka arritur lartësinë 2.23.5 metra, një shtesë prej 2.5 centimetrash krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky zhvillim vjen pas një sezoni debutues që, pavarësisht disa problemeve fizike, e vendosi Wembanyaman mes emrave më dominues të ligës. Në 46 ndeshje të luajtura sezonin e kaluar, ai regjistroi një mesatare prej 24.3 pikësh, 11 kërcimesh dhe 3.8 bllokimesh për ndeshje statistika që flasin vetë për ndikimin e tij në parket.
“Kam punuar shumë me trupin tim. Nuk ka vend për përparim të mëtejshëm fizikisht, sepse mendoj se kam arritur maksimumin e mundshëm mes dy sezoneve. Tani është koha të luaj basketboll.”
Për fat të mirë për Spurs dhe fansat e tij, dëmtimi në shpatull, që e shqetësoi gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar, është tashmë një kapitull i mbyllur. Wembanyama ka marrë dritën jeshile për të luajtur në sezonin e ri, dhe pritshmëritë për të janë jashtëzakonisht të larta.
Ekspertët e NBA-së, por edhe tifozët, e shohin atë si një kandidat potencial për MVP-në e sezonit, ndërsa San Antonio Spurs synojnë të rikthehen mes ekipeve elitare të ligës, duke ndërtuar skuadrën rreth këtij talenti unik./AutoPortali



