Vdes kosovari që u godit në Rrugën e Kombit, shoferja e dyshuar është nga Kosova
V

Vdes kosovari që u godit në Rrugën e Kombit, shoferja e dyshuar është nga Kosova

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e së hënës në “Rrugën e Kombit”, përkatësisht në aksin rrugor Rrëshen–Reps.

Një shtetas nga Kosova sapo ka zbritur nga autobusi ka tentuar të kalojë nga ana tjetër e autostradës, duke u përplasur nga një automjet.

Personi që mbet i lënduar nga aksidenti humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

Policia ka dhënë detaje për rastin, derisa ka njoftuar se edhe shoferja që ka goditur viktimën është nga Kosova.

“Rreth orës 08:45, në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Gëziq, automjeti me drejtuese shtetasen kosovare N. R. ka përplasur shtetasin K. A., rreth 46 vjeç, këmbësor. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. A., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Drejtuesja e automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë. /Klankosova.tv

Një kosovar goditet nga automjeti në “Rrugën e Kombit”

TË FUNDIT