Barazimi me Cagliarin eliminoi matematikisht mundësinë e Interit të Simone Inzaghit për të arritur rekordin historik të 102 pikëve sezonale në Serie A, që Juventusi i Antonio Contes e vendosi në sezonin 2013-2014.
Zikaltrit, të cilët tashmë mund ta sigurojnë titullin në ndeshjen e radhës, duke mposhtur Milanin në derbi, por nuk do të jenë në gjendje të thyejnë rekordin e vendosur nga rivalët e tyre bardhezinj 10 vite më parë nën drejtimin e trajnerit nga Lecce, i cili disa vite më vonë do të fitonte një titull edhe me Interin.
Dhe pikërisht për shkak të këtij roli si ish i dyfishtë, “shigjeta” e një prej anëtarëve të familjes së Antonio Conte shkaktoi shumë polemika. Postimi i publikuar në Instagram nga Daniele Conte, vëllai i ish-trajnerit të Juventusit dhe Interit, menjëherë pas barazimit të zikaltërve ndaj Cagliarit është në fakt një goditje e vërtetë për Simone Inzaghin dhe klubin milanez.

“102 pikë! Dikush e lexon historinë dhe dikush e shkruan atë”.
Në fakt i ka shkruar këto dy fjali përkrah një sërë fotosh që përjetësojnë vëllain e tij të veshur me bluzën e bardhë, duke festuar atë rekord. Prandaj është e pashmangshme të mos mendohet se ky është një thumbim që targeton Interin.
Një postim që në mënyrë të pashmangshme u bë “viral” dhe ngjalli shumë reagime nga tifozët e të dyja klubeve, të cilët për një arsye apo një tjetër kanë arsye ta duan, por edhe ta urrejnë trajnerin salentin, e ardhmja e të cilit aktualisht është e pasigurt. Megjithatë, e sigurt është se rekordi i pikëve në një kampionat të vetëm të Serie A, të paktën edhe për një vit, do të mbetet i tij dhe i Juventusit.



