Verstappen fiton dhe thyen rekordin historik
V

Verstappen fiton dhe thyen rekordin historik

Max Verstappen me Red Bull triumfoi në garën e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1, duke korrë suksesin e tretë sezonal. Një garë e shkëlqyer e kampionit të botës, që edhe pse hasi pak vështirësi në xhirot e para arriti të triumfojë.

Verstappen e dominoi garën, madje krijoi një shkëputje të ndjeshme ndaj dy makinave McLaren, që u renditën në dy vendet e tjera të podiumit.

Lando Norris u klasifikua në vendin e dytë, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri (i treti).

Jashtë podiumit mbeti Ferrari, në vendin e katërt me Charles Leclerc, ndërsa Lewis Hamilton u klasifikua në vendin e gjashtë. Mes dy makinave Ferrari u rendit makina Mercedes e George Russell (i pesti).

Me fitoren në Monza, Verstappen vendosi edhe rekordin e garës më të shpejtë në historinë e Formula 1. Ajo zgjati 1h13’23”, duke thyer rekordin e Michael Schumacher në vitin 2003, po në këtë pistë.

Për sa i përket garës, ajo ishte e bukur vetëm në 10 xhirot e para, me mjaft parakalime në vendet e para dhe më pas ishte më e qetë.

Në zonën e pikëve u renditën edhe Alexander Albon, Gabriel Bortoleto, Kimi Antonelli dhe Isack Hadjar.

Në renditjen e përgjithshme për pilotë, tashmë Piastri ka 31 pikë më shumë.

Për “kokëkuqen” vendi i katërt ishte maksimumi në garën e shtëpisë, pa kapur dot podiumin.

TË FUNDIT