Verstappen, Norris dhe Hamilton mungojnë në stërvitjen e parë në Meksikë
V

Verstappen, Norris dhe Hamilton mungojnë në stërvitjen e parë në Meksikë

Lewis Hamilton (Ferrari), Max Verstappen (Red Bull) dhe Lando Norris (McLaren) do të mungojnë në stërvitjen e parë para Çmimit të Madh të Meksikës, për shkak të rregullit të Formulës 1 që kërkon që çdo ekip t’i japë mundësi një piloti debutues të ngasë një herë gjatë sezonit.

Në vend të tyre do të ngasin Antonio Fuoco (Ferrari), Arvid Lindblad (Red Bull) dhe Pato O’Ward (McLaren). Gjithsej nëntë ekipe do të përdorin pilotë të rinj, ndërsa vetëm Sauber do të garojë me të dy pilotët e zakonshëm.

Oscar Piastri (McLaren) do të marrë pjesë në të gjitha stërvitjet, pasi pritet ta kalojë seancën e parë vetëm në garën e fundit të sezonit në Abu Dhabi.

Kualifikimet zhvillohen të shtunën në orën 23:00, ndërsa gara do të mbahet të dielën në orën 21:00.

 

TË FUNDIT