Polemikat mes pilotit holandez Max Verstappen dhe skuadrës së tij Red Bull Recing nuk janë shuar ende pas garës së zhvilluar javën e kaluar në Hungari. Në prag të garës në pistën e SPA, që zhvillohet këtë fundjavë në Belgjikë, 3 herë kampioni i botës ka dhënë pikëpamjet e tij për atë që ndodhi në pistë.
“Pas garës, ne e shpjeguam këndvështrimin tonë dhe pastaj shkuam në shtëpi. Pavarësisht nëse është e drejtë apo e gabuar, jeta vazhdon. Tani ka një garë të re dhe mundësi të reja për të fituar. Nga ana ime mendoj se ishte mjaft e qartë që e konsideroja strategjinë e gabuar”, thas Verstappen.

Duke iu rikthyer përplasjes që pati në radio me skuadrën në garën e fundit, ai shtoi: “Atyre që nuk më pëlqen mënyra ime e të folurit të mos më dëgjojnë. Disa mund të kundërshtojnë që unë duhet të sillem ndryshe në radio, por ky është mendimi i tyre. Me ekipin ne jemi shumë të hapur dhe shumë kritik ndaj njëri-tjetrit”.



