Vesel Demaku jashtë fushave, mungon në ndeshjet e shtatorit për Kosovën
V

Vesel Demaku jashtë fushave, mungon në ndeshjet e shtatorit për Kosovën

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Vesel Demaku, do të mungojë për ndeshjet e shtatorit pas një lëndimi të pësuar gjatë fundjavës me skuadrën e tij austriake, Altach.

Demaku pritet të jetë jashtë fushave për një periudhë prej 2 deri në 3 muaj, duke mos qenë i disponueshëm për trajnerin Franco Foda në ndeshjet e ardhshme të Kosovës.

Selektori Foda pritet të shpallë së shpejti listën e lojtarëve të ftuar për sfidat e shtatorit, ku do të zbulohet edhe zëvendësuesi i Demakut në mesin e fushës.

TË FUNDIT