Vetaksidentohet një veturë e FSK-së në autostradën Prishtinë-Ferizaj
V

Vetaksidentohet një veturë e FSK-së në autostradën Prishtinë-Ferizaj

Sot pasdite ka ndodhur një vetaksident në autostradën Prishtinë-Ferizaj.

Në fotografitë që ka siguruar AutoPortali, shihet se automjeti është i FSK-së dhe se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës.

Këtë për AutoPortali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se ka pasur edhe të lënduar.

“Rreth orës 16:45 në autostradën ,,A. Xhaferi” Prishtinë-Ferizaj në Km9 është raportuar se është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime ku i përfshirë është një automjet (vetaksident)”.

Ndryshe, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar për 81 aksidente, 27 prej tyre me të lënduar./AutoPortali/

TË FUNDIT