Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik kanë identifikuar e kapur dhe arrestuar autorin e vjedhjes së një automjeti në Belsh.
Ngjarja ndodhi pasi një shtetas raportoi se i ishte vjedhur makina që kishte marrë me qira. Menjëherë pas kallëzimit, policia organizoi punën hetimore dhe operacionale për të zbuluar dhe arrestuar autorin.
Në përfundim të veprimeve, është arrestuar shtetasi L.D., 49 vjeç, banues në Belsh, i cili dyshohet si autori i vjedhjes së makinës. Automjeti iu kthye pronarit.
Materialet janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Vjedhja”, ndërsa policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



