Volkswagen po heq TDI-në për t’u lejuar të pasurit të ngasin Porsche dhe Audi me V8!
V

Volkswagen po heq TDI-në për t’u lejuar të pasurit të ngasin Porsche dhe Audi me V8!

Epoka e motorëve të famshëm dizelë gjermanë po shkon drejt fundit. Volkswagen ka vendosur gradualisht t’i heqë motorët dizel nga modelet e tij dhe të fokusohet te hibridet e buta dhe hibridet vetëkarikuese.

Megjithatë, arsyeja lidhet edhe me strategjinë brenda grupit Volkswagen. Duke ulur emetimet e CO₂ te modelet e Volkswagen-it, kompania krijon një lloj “kredie ekologjike” që mund t’u mundësojë markave si Audi dhe Porsche të vazhdojnë të ofrojnë motorë të fuqishëm V6 dhe V8 me benzinë.

Për vitin 2026, Volkswagen përballet me rregulla shumë të rrepta evropiane për CO₂ dhe me mundësinë e një gjobe deri në 1.5 miliardë euro.

Modelet Tiguan dhe Passat do të vazhdojnë përkohësisht të ofrojnë motorët 2.0 TDI, kryesisht për klientët që bëjnë shumë kilometra.

Pra, Volkswagen po redukton dizelin dhe po elektrifikon modelet e veta, ndërsa kjo mund t’i japë hapësirë Audi-t dhe Porsche-s për të vazhduar me motorët e mëdhenj V6 dhe V8.

TË FUNDIT