Pothuajse çdo ditë në Kosovë ka persona të pandërgjegjshëm të cilët bëjnë vozitje të çmendura.
Nga këto sjellje jo të duhura dhe mosrespektimi i rregullave në komunikacion, shpesh ka ndodhur aksidente të cilat kanë përfunduar edhe me fatalitet.
Por, duket se dikujt kjo nuk i bën fare përshtypje.
Një rast i ngjasjes së çmendura ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku shihen tri vetura duke garuar me njëra-tjetrën.
Bile, njëra nga ato shihet duke vozitur rrezikshëm edhe në trotuar.
Nuk dihet koha se kur ka ndodhur kjo.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigje,
Më poshtë ju sjellim videon e publikuar nga Sinjali:



