Wolf  e pranon interesimin që Mercedes e ka për Verstappen
W

Wolf  e pranon interesimin që Mercedes e ka për Verstappen

Drejtori i Mercedesit, Toto Wolf  ka thënë se skuadra do t’i japë kohë kampionit të trefishtë, Max Verstappen, të vendosë për të ardhmen e tij në Formula 1.

Ndërkohë që Red Bull është në një situatë të ternsionuar pas skandalit të drejtorit Christian Horner me një punonjëse (thuhet se i ka dërguar sms me përmbajtje seksuale), te Mercedes duhet të gjejnë një pilot për vitin 2025, pasi LewisHamilton do të kalojë te Ferrari.

Spekulohet se Mercedes do të përpiqet të angazhojë Verstappenin, i cili të enjten tha se beson që do të qëndrojë te Red Bull deri në vitin 2028.

I pyetur për cilën skuadër do të garojë Verstappen në vitin e ardhshëm, Wolf për Sky ka thënë: “Ku i dihet..”.

“Maks është në bolidin më të shpejtë dhe kjo është ajo që garuesi kërkon gjithmonë. Mendoj se është mirë që ai të mendojë për opsione tjera, pasi në skuadrën e tij ka disa mospajtime. Duhet t’i japim kohë të mendojë në çfarë mënyre e ka projektuar të ardhmen e tij dhe ne nuk do t’i bëjmë presion”, ka thënë Wolf.

TË FUNDIT