Barcelona është eliminuar nga PSG në Ligën e Kampionëve, pasi është mposhtur në shtëpi me rezultat 1:4, ndërsa trajneri Xavi Hernandez ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj gjyqtarëve të ndeshjes.
Situata për skuadrën katalunase u përkeqësua kur mbrojtësi i tyre, Ronald Araujo, u përjashtua nga loja me karton të kuq në minutën e 29-të, duke i lënë ata të luajnë me 10 lojtarë për më shumë se një orë lojë.
“Është për keqardhje, Liga e Kampionëve ka përfunduar për ne për shkak të gabimeve të gjyqtarëve. I thash gjyqtarit se ka qenë katastrofal. Ky është realiteti”, ka thënë Xavi pas ndeshjes.

Më tej, Xavi vetë u ndëshkua me të kuq në minutën e 56-të për sjelljen e tij gjatë një përplasjeje me gjyqtarin, pas një sërë protestash nga bankina e Barcelonës.
Kjo ishte kthesa kyçe në ndeshje që shfaqi ndikimin që vendimet e gjyqtarëve mund të kenë në rrjedhën e një ndeshjeje të rëndësishme.



