Xavi “nuk guxon” t’i gëzohet fitores në Paris
X

Xavi “nuk guxon” t’i gëzohet fitores në Paris

Barcelona ka fituar në udhëtim te PSG me rezultat 3:2, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, trajneri Xavi thotë se edhe pas kësaj fitoreje, PSG është skuadër favorite për të kaluar në gjysmëfinale.

“Është një moment për të qenë krenarë, një fitore e madhe kundër një prej skuadrave më të mira në botë. Por ne jemi në gjysmë të rrugës, do të jetë shumë e vështirë në Barcelonë. Jam krenar, por nuk ka mbaruar”, ka thënë Xavi.

“Kemi pasur disa ditë për të punuar dhe skuadra ka bërë një lojë të shkëlqyer si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Është një ndeshje për të qenë krenarë. Nëse jemi më afër gjysmëfinales? Favorit është ende Parisi”, ka shtuar tekniku katalonas.

 

“Mendoj se e kemi ndalur shumë mirë PSG-në, jo vetëm Mbappen. Puna në mbrojtje ka bërë diferencën”, ka thënë Xavi.

Pas një jave zhvillohet ndeshja kthyese, kësaj radhe në Barcelonë.

TË FUNDIT