Trajneri Xavi Hernandez, sot (e enjte) ka konfirmuar qëndrimin te Barcelona edhe në sezonin e ardhshëm, gjatë prezantimit në një konferencë shtypi.
Trajneri spanjoll deklaroi në fillim të këtij viti se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit 2023/24.
Megjithatë, tashmë ka ndryshuar mendim dhe ka konfirmuar qëndrimin në “Camp Nou”, së paku edhe në sezonin e ardhshëm.
“Kam ndryshuar mendje, sepse kam ndier vërtet besim të plotë nga presidenti, nga bordi dhe lojtarët gjithashtu. Ky projekt nuk ka përfunduar ende”, ka thënë fillimisht Xavi.

“Unë, stafi im, të gjithë së bashku ndjejmë se kemi forcë të bëjmë gjëra të rëndësishme së bashku dhe të vazhdojmë këtë projekt”, është shprehur Xavi.



