Xhaka “e vajton” Italinë
X

Xhaka “e vajton” Italinë

Zvicra do të luajë në çerekfinale të EURO 2024 me Anglinë, ndërsa ndër më të merituarit për këtë sukses të “Helvetikëve” është kapiteni Granit Xhaka.

Në një intervistë të fundit, ai i është rikthyer edhe njëherë ndeshjes me italianët, duke theksuar se kurrë nuk e kishte parë Italinë në një nivel kaq të dobët.

“Unë urrej të humbas, edhe në stërvitje nuk e pranoj humbjen. Unë dhe Akanji zhvilluam një sezon të madh, ashtu si edhe tre lojtarët që vijnë nga Bologna. Në përgjithësi të gjithë lojtarët kanë bërë mirë këtë sezon dhe ne jemi të ‘uritur’ për më shumë. Italinë nuk e kisha parë kurrë në këtë gjendje, ishte shumë në vështirësi. Mendoj se ne e fituam ndeshjen ende pa zbritur në fushë, kështu bënë edhe ata me ne para tre vitesh”, është shprehur mesfushori shqiptar.

“Jam shumë krenar për atë që kemi treguar, jam krenar për çdo pjesëtar të skuadrës dhe stafit, sepse kjo që kemi arritur është shumë speciale. Jo vetëm për rezultatin, por edhe për performancën dhe lojën e shprehur. Kemi luajtur në nivel të shkëlqyeshëm dhe kemi qenë mentalisht shumë mirë, edhe pse përballë kishim një kundërshtar prestigjioz. E kishim në mendje atë disfatë 3-0 ndaj Italisë para tre vitesh. Por, këtë herë treguam shumë shpirt skuadre dhe arritëm një objektiv që ishte mëse i merituar. Çdo fitore na shton më shumë besimin, ishim të disiplinuar taktikisht edhe me topin në zotërim, por edhe kur kundërshtari e kishte topin në kontroll”, u shpreh Xhaka.

TË FUNDIT