Granit Xhaka është duke shkuar drejt ditëlindjes së 32-të, ndërsa është duke kaluar nëpër një formë jetësore te Bayer Leverkuseni.
Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane me lojën e tij po i ndihmon “Farmaceutikët” të fitojnë titullin e parë në Bundesligë.
Loja e tij e shkëlqyeshme është duke i befasuar të gjithë dhe mund të thuhet se deri më tani ka qenë mesfushori defansiv më i kompletuar.

Bundesliga i ka bërë një analizë lojës së Xhakës, ku pasimet e tij po neutralizojnë çdo kundërshtar.
Me vetëm një pasim, mesfushori hapë lojën e ekipit dhe zë jashtë lojë tre lojtarë kundërshtarë.
Leverkuseni është në vendin e parë me 70 pikë, dhjetë më shumë se Bayern Munichu, kur kanë mbetur vetëm edhe tetë ndeshje deri në fund apo në total edhe 24 pikë në lojë.



