Xhaka zbulon misionin e vështirë me Bayer Leverkusenin
X

Xhaka zbulon misionin e vështirë me Bayer Leverkusenin

Granit Xhaka është ndër të paktët lojtarë në Bundesligën gjermane që i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet me ngjyrat e Bayer Leverkusenit në kampionatin e sivjetmë.

Edhe pse ata e siguruan titullin e parë në histori pas 120 vitesh themelim, treguan karakter kundër Dortmundit fundjavën e shkuar, duke barazuar në minutën e 98- të.

Në total “aspirinat” janë të vetmit në “top 5” ligat kryesore të Evropës që ende nuk kanë pësuar humbje, 25 fitore dhe 5 barazime.

Por, mesfushori shqiptar me nënshtetësi zvicerane e hedh vështrimin më larg, duke pohuar se misioni i mbetur në ekip deri në mbylljen e ligës konsiston me arritjen e rezultateve pozitive.

Synimi është mbyllja e kampionatit pa pësuar asnjë disfatë.

“Te ruash përqendrimin pas festës së titullit dhe kualifikimit për në fazën gjysmëfinale të Europa League nuk është e lehtë. Megjithatë, grupi e ka treguar se jemi të pathyeshëm deri në këtë pikë, jo vetëm në Bundesligë”, ka thënë Xhaka.

“Thyerja e një rekordi historik është tregues i qartë i një punë kolosale dhe vendosmërie prej grupit. Kemi evituar shumë humbje në limite, siç bëmë edhe kundër Dortmundit. Mision ynë është që ta mbyllim kampionatin pa asnjë humbje”, ka shtuar mesfushori shqiptar.

“Diçka e tillë nuk është arritur në parë nga klubet gjermane dhe do t’i jepte akoma më shumë vlerë titullit. Të shpresojmë që do t’i fitojmë edhe katër ndeshjet që na kanë mbetur”, është shprehur optimist Xhaka.

TË FUNDIT