Xi Jinping pritet nga Vuçiq, ‘ngritin në qiell’ njëri-tjetrin dhe raportet Kinë-Serbi
X

Xi Jinping pritet nga Vuçiq, ‘ngritin në qiell’ njëri-tjetrin dhe raportet Kinë-Serbi

Presidenti i Kinës, Xi Jingping ka thënë sot në Beograd se miqësia e popullit dhe vendit të tij, me serbët dhe vendin e tyre, është e çeliktë, e sinqertë dhe e dyanshme.

Ai i bëri këto komente me rastin e pritjes që iu bë para pallatit Serbia, për çfarë tha se është i prekur, por edhe shumë i respektuar.

Nga ana tjetër, nikoqiri i tij, Aleksandar Vuçiq i ka thënë mysafirit nga Pekini që Serbia e do atë, e respekton dhe e çmon shumë.

“Ju keni qenë me ne kur e kemi pasur më së vështiri dhe kur shumë tjerë nuk donin ta bënin këtë, ose nuk guxonin. Jemi falënderues përjetë për kujdesin që ia kushtoni vendit tonë, e po ashtu edhe për sa i përket aspektit të partneritetit strategjik që i ka hapur e mundësuar Serbisë potenciale të jashtëzakonshme për zhvillim e përparim”, ka deklaruar Vuçiq.

“Ashtu siç kemi qëndrime të qarta për integritetin kinez, se Tajvani është Kinë, ashtu edhe ata e mbështesin territorin e Serbisë pa asnjë rezervë. Ata kanë qenë me ne në momentet më të vështira, kanë qenë me ne edhe 25 vite më parë kur ky vend u shkatërrua dhe bombardohej”, ka shtuar presidenti serb.

TË FUNDIT