Yamaha konfirmon dy pilotët e saj për sezonin 2027
Y

Yamaha konfirmon dy pilotët e saj për sezonin 2027

Yamaha ka konfirmuar zyrtarisht se Jorge Martin dhe Ai Ogura do të jenë pilotët e ekipit zyrtar në MotoGP për sezonet 2027 dhe 2028.

Njoftimi vjen vetëm një ditë pasi prodhuesi japonez bëri të ditur ndarjen me Fabio Quartararo dhe Alex Rins. Drejtori i Yamaha Motor Racing, Paolo Pavesio, tha se afrimi i dy pilotëve dëshmon ambiciet e ekipit për një epokë të re.

“Jorge ka treguar se është një nga pilotët më të mirë në MotoGP dhe presim që të ketë ndikim të menjëhershëm. Ndërsa, Ai ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm dhe besojmë se mund të bëhet një nga më të mirët në kampionat”, deklaroi Pavesio.

Konfirmimi vjen në një moment të shkëlqyer për të dy pilotët. Martin është lideri i ri i kampionatit pas garës në Assen, ndërsa Ogura festoi fitoren e tij të parë në MotoGP, duke u bërë japonezi i parë që fiton një garë në klasën mbretërore pas 22 vitesh.

Për Martin, kalimi te Yamaha i jep fund një periudhe të vështirë me Aprilia, ndërsa Ogura do të bëhet piloti i parë japonez i ekipit zyrtar Yamaha në MotoGP, edhe pse u zhvillua si pjesë e programit të Honda-s.

TË FUNDIT