Yamal pozon me të dashurën pas triumfit në Evropian (FOTO)
Y

Yamal pozon me të dashurën pas triumfit në Evropian (FOTO)

Lamine Yamal dhe e dashura e tij Alex Padilla festuan së bashku “kurorëzimin” e Spanjës si kampione e Evropës. Adoleshenti i cili hyri në historinë e Evropianit, është fotografuar me Alex Padilla teksa pozojnë së bashku, ndërsa e dashura e tij mban Kupën në dorë.

Padilla mban veshur fanellën e kombëtares spanjolle me numër 19 të Lamines teksa ka pozuar me superyllin, i cili u vlerësua si lojtari i ri më i mirë i turneut në Gjermani.

Dyshja shihen mjaft të afërt me njëri-tjetrin duke konfirmuar thashethemet se ajo është me të vërtetë e dashura e yllit të Barcelonës.

TË FUNDIT