FC Barcelona mbylli një sezon shumë pozitiv 2024–25, me disa lojtarë që dhanë paraqitje të spikatura gjatë gjithë vitit.
Megjithatë, vëmendja kryesore u përqendrua te sulmuesi i ri Lamine Yamal, i cili, vetëm 18 vjeç, mahniti opinionin sportiv me nivelin e lartë të lojës dhe pjekurinë e treguar në fushë.
Talenti spanjoll u shpërblye për performancat e tij të jashtëzakonshme edhe me disa vlerësime individuale, përfshirë vendin e dytë në garën për Topin e Artë, si dhe çmime të tjera prestigjioze.
Vlerësimi më i fundit erdhi mbrëmjen e kaluar, gjatë përvjetorit të 120-të të gazetës së njohur spanjolle Mundo Deportivo, ku Yamal u nderua me Trofeun Mundo Deportivo.
Pas marrjes së çmimit, Yamal foli për mediat dhe preku edhe temën e së ardhmes së tij te Barcelona. Ai u shpreh i lumtur dhe i lidhur me klubin katalanas, duke theksuar dëshirën për të qëndruar për një kohë të gjatë në “Camp Nou”.
“Shpresoj të qëndroj këtu gjithë jetën time, aty ku kënaqem çdo ditë, te klubi më i mirë dhe në qytetin më të mirë në botë,” deklaroi sulmuesi.
Yamal foli gjithashtu për ndeshjen e radhës në Kupën e Mbretit ndaj Albacetes, duke e cilësuar atë si shumë të rëndësishme për objektivat e ekipit.
“Nesër është një ditë shumë e rëndësishme. Po luftojmë për gjysmëfinalen e Kupës, i cili është një trofe që duhet ta fitojmë,” tha ai.
Në ndeshjen e fundit ndaj Elches, Lamine Yamal realizoi një gol spektakolar, ndërsa tifozët e Barcelonës shpresojnë në një tjetër paraqitje brilante prej tij për ta udhëhequr skuadrën drejt gjysmëfinales së Kupës së Mbretit. /AutoPortali



