Ylber Ramadani më i mirë se yjet e Serie A
Y

Ylber Ramadani më i mirë se yjet e Serie A

Në sezonin e tij të dytë në Serie A, Ylber Ramadani po konfirmohet gjithnjë e më shumë lider jo vetëm për ekipin e tij, Lecce, por po konkurron edhe me yjet e futbollit italian. Të dhënat e fundit të publikuar nga Lega Serie A kanë zbuluar një statistikë shumë domethënëse, Ramadani është rikuperuesi më i mirë në Serie A deri në këtë pikë të sezonit.

 

Me 60 topa të rikuperuar, Ramadani renditet në vendin e parë, madje me një diferencë të madhe në raport me ndjekësit e tij, dy lojtarët e Napolit, Lobotka me 49 topa dhe Anguissa me 45 topa të rikuperuar.

TË FUNDIT