Zbulohen katër kandidatët që mund ta pasojnë Guardiolën
Z

Zbulohen katër kandidatët që mund ta pasojnë Guardiolën

Pep Guardiola pritet të largohet nga Manchester City verën e ardhshme dhe klubi tashmë ka përpiluar listën e ngushtë prej katër kandidatëve potencialë për ta zëvendësuar atë.

Guardiola këtë sezon arriti një tjetër sukses të madh, teksa udhëhoqi ‘Qytetarët’ drejt titullit të katërt radhazi në Ligën Premiere.

Që prej se u bë pjesë e Cityt në vitin 2016, Guardiola ka fituar plotë gjashtë tituj të ligës, duke shtrirë dominimin absolut në Angli.

Por, ai pritet që t’i japë fund karrierës së tij si trajner i Cityt në fund të sezonit të ardhshëm sipas asaj që raporton Daily Mail.

Spanjollit i kanë mbetur vetëm edhe 12 muaj në kontratën e tij aktuale dhe burimet pranë klubit bëjnë me dije se do të largohet sapo kontrata t’i skadojë.

Siç shton raporti janë katër trajnerë që po konsiderohen si pasues të mundshëm të 53-vjeçarit: Michel (Girona), Julian Nagelsmann, Xabi Alonso (Bayer Leverkusen) dhe Roberto De Zerbi.

TË FUNDIT