Pas Çmimit të Madh të Singaporit, piloti i Formula 1, Carlos Sainz, kritikoi mënyrën si transmetohen garat. Ai u shpreh i pakënaqur që progresi i tij nga vendi i 18-të në të 10-in nuk u tregua fare në transmetimin live, ndërsa kamerat shpesh fokusoheshin te e dashura e tij Rebecca Donaldson dhe e dashura e Lando Norrisit, Magui Corceiro.
Sipas Sainz, produksioni po e humb thelbin e garës duke u përqendruar te personazhet e famshëm dhe momentet jashtë piste. “Është në rregull të tregohen ndonjëherë, por jo në kurriz të garës”, tha ai për radion spanjolle El Partidazo de COPE.
Ai gjithashtu kritikoi faktin që nuk u treguan disa parakalime të rëndësishme dhe as ndjekja e Alonso-s ndaj Hamiltonit.

Kjo vjen në një kohë kur ndikimi i serialit “Drive to Survive” i Netflix ka shtuar interesin për jetën private të pilotëve, ndonjëherë më shumë sesa për garën vetë. Për shembull, një video me të dashurën e George Russell pati më shumë shikime se vetë pamjet nga gara.



