Zbulohet klauzola e Xabi Alonsos
Z

Zbulohet klauzola e Xabi Alonsos

E ardhmja e Xabi Alonso është ende e paqartë. Pavarësisht se pak ditë më parë ka shprehur  dëshirën e tij për të qëndruar te Bayer Leverkusen, me të cilin është në garë për të fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Evropës, trajneri spanjoll ka një klauzolë që do të lejonte çdo klub të interesuar t’i sigurojë shërbimet e tij.

Këtë e bën të ditur “Sunday Mirror”, duke komunikuar se Xabi Alonso mund të lirohet nga kontrata që e lidh me Leverkusen deri në vitin 2026 përkundrejt 15 milionë eurove (në arkat e klubit gjerman).

Një shumë e rëndësishme, por edhe e drejtë, nisur nga ajo që ish-mesfushori po bën me “Aspirinat”. Ky lajm mund të jetë me interes vetëm për Bayern Munich, Liverpool dhe Real

Madrid, skuadra në të cilat Alonso ka luajtur në karrierën e tij si futbollist dhe të cilat kanë shfaqur interes për të gjatë këtij sezoni.

TË FUNDIT