Zbulohet koha kur do të zyrtarizohet Mbappe te Reali
Z

Zbulohet koha kur do të zyrtarizohet Mbappe te Reali

“Telenovelës” së transferimit të sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe, te Real Madridi i është afruar fundit.

Mediat spanjolle kanë zbuluar kohën kur skuadra spanjolle pritet të njoftojë zyrtarisht nënshkrimin e sulmuesit francez.

Ai do t’i bashkohet Real Madridit si transferim i lirë, duke e lënë Paris Saint-Germain pas skadimit të kontratës.

Sipas mediumit Relevo, marrëveshja që sjell Mbappen në Real Madrid është kryer tashmë dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi.

Mbappe nuk ka nënshkruar kontratën me klubin mbretëror, por burime në “Santiago Bernabeu” thonë se gjithçka është dakorduar mes palëve.

Ky burim i mediumit shton se francezi pritet të njoftohet si lojtar i ri i Los Blancos para Euro 2024. Nuk është dhënë një datë e saktë e njoftimit, por pritet të ndodhë në fund të sezonit.

Megjithatë, pretendohet se njoftimi mund të ndodhë edhe më herët se kaq, para përfundimit të sezonit.

TË FUNDIT