Sot është publikuar lista zyrtare e kandidatëve për çmimin “Johan Cruyff Trophy”, i cili shpërblen trajnerin më të mirë të vitit 2025, transmeton AutoPortali.
Në garë janë pesë emra të njohur të futbollit evropian:
Luis Enrique (Paris Saint-Germain)
Antonio Conte (Napoli
Hansi Flick (Barcelona)
Enzo Maresca (Chelsea)
Arne Slot (Liverpool)

Favoriti kryesor për të fituar këtë trofe prestigjioz është Luis Enrique, i cili e udhëhoqi PSG-në drejt një sezoni të jashtëzakonshëm, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Botëror për Klube.
Fituesi do të shpallet më vonë gjatë vitit në një ceremoni të veçantë, ndërsa konkurrenca mbetet e fortë mes trajnerëve që kanë lënë gjurmë me ekipet e tyre në sezonin 2024/25. /AutoPortali



