Zbulohet sfida e radhës për Ott Tanak
Z

Zbulohet sfida e radhës për Ott Tanak

Ott Tanak do të drejtojë një Toyota GR Yaris Rally2 si “zero car” në Rally di Roma Capitale javën e ardhshme. Qëllimi i Toyota-s është të mbledhë të dhëna për rally-n në asfalt, i cili pritet të bëhet pjesë e WRC-së në vitin 2027.

Tanak, kampion bote në vitin 2019, nuk po garon këtë sezon në WRC, por po ndihmon Toyota-n në testimin dhe zhvillimin e makinës së re për rregullat e vitit 2027. Kjo ka nxitur spekulime se ai mund të rikthehet në WRC vitin e ardhshëm, megjithëse Toyota thotë se aktualisht ai ka vetëm rol zhvillimi.

TË FUNDIT