Xhudisti i Kosovës, Shpat Zekaj, ka arritur një sukses të rëndësishëm duke siguruar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për seniorë, që po zhvillohet në Shkup.
Në ndeshjen vendimtare për vendin e tretë, Zekaj tregoi aftësi të shkëlqyera dhe triumfoi ndaj xhudistit italian, Enrico Bergamelli, duke e mposhtur atë me tekniken Waza-ari.
Ky lajm u bë i ditur nga Federata e Xhudos së Kosovës përmes një postimi në Facebook, ku u përgëzuan për arritjen e xhudistit tonë.
Një rol të veçantë në përgatitjen dhe drejtimin e xhudistëve kosovarë në garat ndërkombëtare ka trajnerja dhe kampionia olimpike në xhudo, Nora Gjakova. /AutoPortali



