Zhegrova debutoi me fanellën e Juventusit në Champions League, tifozët të kënaqur më të
Z

Zhegrova debutoi me fanellën e Juventusit në Champions League, tifozët të kënaqur më të

Edon Zhegrova ka bërë një debutim mbresëlënës me fanellën e Juventusit, duke fituar menjëherë zemrat e tifozëve bardhezi që në paraqitjen e tij të parë në Champions League.

Juventusi përballoi një sfidë të zjarrtë ndaj Borussia Dortmund, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të edicionit 2025/26 në Champions League, që përfundoi me rezultatin spektakolar 4-4, transmeton AutoPortali.

Zonja e Vjetër ishte në disavantazh 2-4 deri në minutat e fundit të ndeshjes.

Edon Zhegrova, i transferuar në ditën e fundit të afatit kalimtar, debutoi në minutën e 87-të, duke zëvendësuar Kenan Yildiz.

Pavarësisht kohës së kufizuar në fushë, Zhegrova pati një ndikim të menjëhershëm.

Në minutën e 90+4′, Dusan Vlahovic shënoi për 3-4, ndërsa në 90+6′, pas një aksioni të nisur nga Zhegrova, ishte Lloyd Kelly ai që realizoi golin e barazimit, duke shpëtuar një pikë për bardhezinjtë.

Paraqitja e shkurtër, por e frytshme, e sulmuesit nga Prishtina ka ngjallur entuziazëm te tifozët e Juventusit, të cilët kanë shpërndarë komente dhe lavdata në rrjetet sociale, duke e quajtur Zhegrovën si “goditje e afatit kalimtar”.

Ky debutim i jashtëzakonshëm në një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Dortmundit është një sinjal pozitiv për trajnerin dhe për vetë Zhegrovën, i cili pritet të luajë një rol më të madh në javët në vijim.

TË FUNDIT