Zhegrova e “trullos” rivalin me këtë veprim magjik (VIDEO)
Z

Zhegrova e “trullos” rivalin me këtë veprim magjik (VIDEO)

Zhegrova vazhdon të jetë sensacional. Së fundi ai e ka trullosur kundërshtarin me një veprim magjik.

Jo rastësisht, ai njihet si një futbollist me aftësi të jashtëzakonshme teknike.

Ylli kosovar madje konsiderohet si një “Messi i Kosovës”.

Sulmuesi i krahut i Lillet po i shfaq vlerat dhe dhuntitë e tij edhe në stërvitje, siç ka bërë në këtë rast, në një video të publikuar nga pikërisht ai në rrjetet sociale.

25 vjeçari shihet duke “e trullosur” një lojtar kundërshtar me një veprim të cilin mund ta bëjnë vetëm lojtarët e klasit të lartë.

Sulmuesi kosovar më pas e vazhdon aksionin me veprime të tjera të rralla duke i mahnitur të gjithë.

Zhegrova e kaloi një sezon fenomenal me Lillen, ndërsa kjo mund ta ndihmojë që gjatë verës që po vjen ta bëjë një hap tjetër përpara në karrierë duke u transferuar në një klub më të madh evropian.

TË FUNDIT