Zhegrova flet pas natës magjike
Z

Zhegrova flet pas natës magjike

Edon Zhegrova të martën e pati një natë magjike. Ylli kosovar ishte prapë protagonist në ekipin e tij, Lille.

25 vjeçari e realizoi golin e dytë të skuadrës franceze në fitoren me rezultat 2:0 ndaj Slavia Pragës, në ndeshjen e “play-offit” të Ligës së Kampionëve.

Me këtë rast, ekipi francez e bëri një hap gjigant drejt kualifikimit në fazën e grupeve të garës më prestigjioze të futbollit evropian, teksa golin e parë për vendësit e shënoi David.

E pas lojës, sulmuesin kosovar e ka lavdëruar faqja zyrtare e ligës franceze – Ligue 1 përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sezoni i ri dhe Edon Zhegrova është ende i jashtëzakonshëm”, shkroi liga franceze duke ia bashkuar postimit një flamur të Kosovës një yll.

Ky ishte goli i dytë për Zhegrovën në Champions pas atij ndaj Fenerbahces së Jose Mourinhos.

“Messi i Kosovës” e bëri sot një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e shprehu gëzimin për golin dhe për fitoren.

“Një tjetër natë e madhe, një tjetër gol. Punë e mirë e ekipit. Edhe një hap për të shkuar në Ligën e Kampionëve”, shkroi ish-futbollisti i Baselit.

TË FUNDIT