Zhegrova merr dhuratë të veçantë nga Mbappe
Z

Zhegrova merr dhuratë të veçantë nga Mbappe

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, e ka pranuar një fanellë dhuratë nga sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe. Këtë e bëri të ditur të hënën Zhegrova në rrjetet sociale.

“Faleminderit shoku im”, ka shkruar Zhegrova pas pranimit të fanellës nga Mbappe.

Zhegrova me skuadrën e Lilles e mposhti Real Madridin në Ligën e Kampionëve me rezultatin 1:0 javë më parë. Zhegrova në atë ndeshje ishte më i vlerësuari.

25-vjeçari Zhegrova te Lille luan së bashku me vëllanë e Mbappes, Ethan Mbappe.

Reprezentuesi i Kosovës këtë edicion në kampionatin francez është duke kaluar formë të mirë. Në 12 ndeshje në të gjitha garat, Zhegrova ka realizua gjashtë gola dhe ka bërë një asistim.

TË FUNDIT