Zyba largohet nga Legia
Z

Zyba largohet nga Legia

Mesfushori kosovar, Qëndrim Zyba i ka ndarë rrugët me Legia Warszawa, tek e cila u transferua afro gjashtë muaj më parë. Lajmin e ka publikuar vetë skuadra polake.

Zyba kaloi në afatin kalimtar të janarit te Legia si huazim me të drejtë blerje nga Ballkani.

Megjithatë, polakët kanë vendosur të mos e blejnë kartonin e mesfushorit, duke u ndarë me të.

“Pas gjysmë viti që luan për Wojskowe, Qëndrim Zyba largohet nga Legia Warszawa”, thuhet në njoftimin e klubit polak.

Faqja zyrtare e Legias tutje tregoi se kosovari iu bashkua kryeqytetasve më 1 shkurt të këtij viti, teksa bëri debutimin e tij zyrtar dy javë më vonë, gjatë ndeshjes së parë kundër Moldes.

Që nga debutimi, mesfushori therandas ka luajtur gjashtë ndeshje për Legian, e cila e ka falënderuar Zybën për kohën dhe i ka uruar suksese në fazat e mëtejshme të karrierës.

TË FUNDIT