Ish-shefi i Haas në Formula 1, Guenther Steiner, do të marrë drejtimin e ekipit Tech3 KTM në MotoGP nga viti 2026, pasi bleu ekipin për rreth 20 milionë euro. Ai do të jetë CEO, ndërsa Richard Coleman do të zëvendësojë Herve Poncharal si drejtues ekipi.
Steiner tha se ideja për t’u futur në MotoGP lindi pas vizitës në garën e Austin në vitin 2024. Ai theksoi se nuk do të bëjë ndryshime të mëdha, por dëshiron të mësojë nga përvoja e Poncharal.
Ai tha se kishte pasur oferta të tjera, por Steiner ishte zgjedhja më e mirë për të ardhmen e ekipit.



