Mund të thuhet me plot gojë se kalimi te skuadra e Espanyol ishte lëvizja e duhur në karrierën e tij.
Marash Kumbulla ka regjistruar suksesin e radhës në elitën e futbollit spanjoll, me “Bardheblutë” e tij, që kanë fituar me rezultatin e ngushtë, 2-1, sfidën ndaj skuadrës së Mallorcas, të vlefshme për javën e nëntë të La Liga.
Përveç se regjistroi fitoren e dytë me skuadrën e tij të re, Kumbulla arriti të gjejë edhe golin e parë me fanelleën e spanjollëve, emocionet e të cilit i ka ndarë edhe me tifozët me anë të në një postimi në rrjetin social “X”.
“E kisha ëndërruar kështu, gol me këto ngjyra përballë publikut tonë. Një emocion që do të mbaj me vete përgjithmonë”, shkruan mbrojtësi i Kombëtares shqiptare i cili, duke përfituar edhe nga dëmtimet e Gjimshitit, është kthyer të bëhet pjesë e rregullt e grumbullimeve të “Kuqezinjve”.



