Enis Bardhi rikthehet në Spanjë
E

Enis Bardhi rikthehet në Spanjë

Trajneri i Trabzonit, Shenol Gunesh, në fillim të nëntorit e përjashtoi Enis Bardhin dhe disa lojtarë të tjerë nga ekipi. Më vonë, Bardhi mori leje për të stërvitur me ekipin e parë, por ishte e qartë që gjatë afatit kalimtar të dimrit ai do të largohej nga klubi.

Bardhi këtë sezon ka luajtur në tetë ndeshje për Trabzonspor, duke regjistruar gjithsej 377 minuta në fushë.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut i ka dy javë për të dëgjuar ofertat dhe për të vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën e tij. Supozohet se ai ka tre oferta për t’u kthyer në Spanjë. Interesin më të madh e ka shfaqur Espanyol, dhe sipas mediave, klubi nga Barcelona është në krye të garës për nënshkrimin e tij.

TË FUNDIT