Tri skuadra spanjolle interesohen për Mihajn
T

Tri skuadra spanjolle interesohen për Mihajn

Enea Mihajt i përfundon kontrata me Famalikaon në fundin e sezonit. Mihaj bëri mjaft mirë në tre sezone dhe për këtë fitoi shiritin e kapitenit te klubi portugez.

Në Spanjë kanë zbuluar se janë tri klube në ndjekje të 26-vjeçarit. Girona, Celta Vigo dhe Rayo Vallecano po monitorojnë situatën e Mihajt.

Mbrojtësi i Famalikaos numëron 19 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë.

Së fundmi u ftua sërish nga Sylvinho, teksa kuqezinjtë do të sfidojnë Anglinë dhe Andorrën.

TË FUNDIT