Dy të vdekur nga 78 aksidentet e ndodhura brenda 24 orëve
D

Dy të vdekur nga 78 aksidentet e ndodhura brenda 24 orëve

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 78 aksidente, dy me fatalitet, 31 me të lënduar dhe 45 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar edhe 2 mijë e 378 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 15 persona, 7 në mbajtje, ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit./AutoPortali/

Aksident trafiku me fatalitet 2
Aksident trafiku  me të lënduar 31
Aksident trafiku  me dëme materiale 45
Tiketa trafiku të shqiptuara 2378
Persona të arrestuar 15
Persona në mbajtje 7
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 1

TË FUNDIT