Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.
Sipas raportit janë shënuar 78 aksidente, dy me fatalitet, 31 me të lënduar dhe 45 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.
Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar edhe 2 mijë e 378 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 15 persona, 7 në mbajtje, ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit./AutoPortali/
| Aksident trafiku me fatalitet | 2 |
| Aksident trafiku me të lënduar | 31 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 45 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 2378 |
| Persona të arrestuar | 15 |
| Persona në mbajtje | 7 |
| Persona në ndalim policor | 0 |
| Persona në vuajtje të dënimit | 1 |




